Secondary Adv

Expo-Albania, publikohet projekti fitues per kompleksin modern te panaireve

Expo Albania është qendra multifunksionale e Tiranës moderne të së ardhmes.

 

Projekti i studios së arkitektit amerikan Steven Hall u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e qendrës së re të panaireve “Expo Albania”, ku garuan 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe pamje si do të jetë projekti.

 

‘Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve,

 

ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për Shqipërinë 2030,u uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama./Burimi: Shqiptarja.com

 


Më të lexuarat